Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shpreson por nuk është i sigurt se do të ketë zgjidhje për veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.
Vuçiq para Samitit të BE-së tha se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovaçevski.
“Këtë mëngjes bisedova me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresoj, por nuk jam i sigurt”, tha Vuçiq në deklaratën e tij para gazetarëve në Bruksel, para nisjes së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
I pyetur nëse për të është e pranueshme bllokimi i procesit eurointegrues, Vuçiq deklaroi se e njëjta i është bërë Beogradit me Prishtinën me kapitullin 35.
“Nuk mund të them se zotëri Kovaçevski është i lumtur, do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha Vuçiq.
Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet në mes Beogradit dhe Shkupit, Vuçiq tha se Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vende miqësore
Comments are closed for this post.