Në Komisionin Parlamentar të Financave dhe Buxhetit sot do të vazhdojë debati amendamentor pas buxhetit suplementar.

Gjatë ditës së djeshme, konkretisht në ditën e gjashtë të debatit, janë shqyrtuar 19 amendamente, prej të cilave është pranuar vetëm një.

U pranua amandamenti në të cilin kërkohet të ndahen 2.5 milionë denarë për pastrimin e deponisë industriale në Nerez.

Janë dorëzuar gjithsej 204 amendamente, nga të cilat mbi 170 nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së, 28 nga Aleanca për Shqiptarët dhe dy nga shumica parlamentare.