Në tregun e shërbimeve postare në shtet në vitin 2021 është vërejtur vazhdimësi në rritjen e vëllimit të pakove. Vëllimi i pakove është 4.832.940, të cilat përbëjnë 12,8 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregut postar, më së shumti deri më tani, tregojnë të dhënat e Agjencisë për posta (AP).
Sipas AP-së, rritja e numrit të pakove është në korelacion me ndalesën ndryshim të shprehive konsumatore për shkak të pandemisë, ku numër gjithnjë e më i madh i konsumatorëve e shfrytëzojnë tregtinë elektronike, me ç’rast dërgesën e mallrave të blera më shpesh e sigurojnë ofruesit e shërbimeve postare. Në të ardhmen pritet edhe rritje e mëtutjeshme e kërkesës së këtyre shërbimeve.
Vëllimi i pakove tek ofruesit e shërbimeve postare në tregun e lirë, në vitin 2021 shënon 38,7 për qind rritje në raport me vitin 2020.
Nga vëllimi i përgjithshëm i dërgesave postare ofruesve të shërbimeve postare në tregun e lirël postar, 66,7 për qind është realizuar nga shërbimi postar – pako.
Në vitin 2021 vërehet rritje e vëllimit të pakove tek ofruesit e shërbimit universal SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në raport me vitin 2020 dhe atë për 43 për qind. Rritja të vëllimit të pakove, siç informon AP, është në hap me trendet dhe kërkesën gjithnjë e më të madhe të shërbimeve onlajn. Duke pasur parasysh se SHA “Pota e Maqedonisë së Veriut” pati rënie të këtyre shërbimeve me vite prapa, kjo rritje do të thotë se ofruesi i shërbimit universal është gjithnjë më shumë i kahëzuar drejt shërbimeve të reja në pajtim me kërkesën e tregut.
Nga vëllimi i përgjithshëm i dërgesave postare ofruesit të shërbimit universal, 0.42 për qind është realizuar nga shërbimi postar-pako.
Në përgjithësi, ofruesit e shërbimeve postare në tregun e lirë kanë pjesëmarrje prej 97 për qind në shërbimin postar – pako, dhe me atë e kanë primatin në sigurimin e këtij shërbimi postar.
Comments are closed for this post.