Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,89% në raport me vendimin e datës 8.6.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,249 %, te nafta për 3,681 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,681 % dhe te mazuti për 1,405%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 rriten për 1,50
denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,809 den/kg dhe tani do të jetë 56,317 den/kg.
Nga data 14.6.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 111,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 113,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 107,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 105,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 56,317 (denarë/kilogram).
Comments are closed for this post.