Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.05.2022) në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 17:00 ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shkeljeve të bëra nga këmbësorët.
Me këtë janë sanksionuar 170 këmbësorë, prej të cilëve 149 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë për kalim në semafor të kuq. Prej tyre 34 në territorin e SPB Manastir, 32 në territorin e SPB Tetovë.
“Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 114 shkelje të tjera. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor”.
“Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse do të sanksionohet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.
Comments are closed for this post.