Një sulm me raketa ruse në Lozova në rajonin e Kharkiv të premten dëmtoi më shumë se 1,000 apartamente dhe 11 institucione arsimore, sipas kryebashkiakut Serhiy Zelensky.
“Shifrat janë tronditëse:11 institucione arsimore, duke përfshirë pesë shkolla. Ka pikëpyetje për sasinë e dëmit të pësuar nga një spital dhe një klinikë, edhe Pallati ynë i Kulturës u shkatërrua plotësisht,” tha kryebashkiaku Zelensky në Telegram të shtunë, shkruan CNN.
“Ndër objektet arsimore të dëmtuara është dega e Lozova e Kolegjit Automobilistik dhe Rrugor në Kharkiv.
Ndërtesa arsimore numër 1, punëtoritë e trajnimit dhe prodhimit dhe një konvikt që ndodhen në territorin e kolegjit pësuan dëme gjithashtu,” shtoi kryebashkiaku Zelensky.
Të premten e 20 majit një raketë ruse shkatërroi Qendrën e Kulturës në Lozova, duke plagosur shtatë persona, midis tyre një fëmijë 11-vjeçar, sipas Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
Lozova është afërsisht 73 kilometra në jugperëndim të Izium, një qytet i pushtuar nga Rusia në rajonin e Kharkiv.
Comments are closed for this post.