Mesfushori shqiptar i Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka, është lojtari i vetëm me origjinë shqiptare që ia ka dalë të jetë në mesin e 100 futbollistëve me të vlefshëm në botë në algoritmin e Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Sportit (CIES).

Xhaka, që edhe vitin e kaluar vlerësohej si shumë i vlefshëm, më i vlefshmi ndër futbollistët me origjinë shqiptare, megjithatë ka pësuar një rënie këtë vit.

Kosovari vlerësohet si lojtari i 82-të më i vlefshëm në botë dhe kushton 62.9 milionë euro, sipas CIES.

Vlera e tij ka rënë për pak më shumë se pesë milion euro, pasi vitin e kaluar ai kishte vlerën 68 milionë euro. Futbollisti i dytë shqiptar më vlerën më të lartë, po ashtu përfaqësues i Zvicrës, është Xherdan Shaqiri i Liverpoolit, i cili megjithatë për pak s’ia doli të ishte në top 100-she.

Shaqa vlerësohet 53 milionë euro, ndërsa futbollisti i 100-të më i vlefshëm është Andre Silva me vlerë 55.6 milionë euro, sipas CIES.

Ndërsa këta janë 10 futbollistët më të vlefshëm në botë: