Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media informon se sistemi i reformuar i mbrojtjes sociale për vitin 2019 ka siguruar shtesën fëmijërore prej 60 mijë denarëve dhe rritje të ndihmave sociale deri 300 për qind.
Ata thonë se në vitin 2019 përmes masave për ndihmë minimale dhe paketë familjare, shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të marrin ndihmë edhe prej 300 për qind rritje.
“Gjithashtu do të lehtësohet qasja për kompensim për 24 mijë amvisëri të cilat për momentin marrin ndihmë sociale, ndërsa do të hapet mundësia edhe për 11 mijë amvisëri tjera”.
“Për dallim nga 3200 fëmijë të cilët deri tani kanë marrë shtesë fëmijërore, me masën e re për fëmijët do të përfitojnë mbi 60 mijë fëmijë. Kjo masë ka për qëllim largimin e varfërisë fëmijërore”, thonë nga LSDM.
Comments are closed for this post.