Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,29% në raport me vendimin e datës 21.4.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 2.50 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1.00 denarë/litër.
Nga mesnata ЕUROSUPER BS-95 do të shitet për 84.00 për litër, ndërsa ЕUROSUPER BS-98 për 86.00 denarë për litër.
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 85.50 për litër.
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) për 84.00 denarë për litër.
Comments are closed for this post.