Mjeku Artan Dika në “Rruga drejt” ka numëruar disa arsye pse mjekët po largohen nga vendi.
Sipas tij, arsyeja është në vetë sistemin i cili nuk është në gjendje të mbajë stafin që krijon.
“Sistemi që nuk është në gjendje të mbajë stafin që krijon ka një dështim, ka një arsye më vete. Nuk mund ta mohojmë që shoqëria jonë është në një krizë të thellë morale, kemi arsim me probleme serioze, kemi një gjyqësor të varur, pasiguri në shoqëri dhe e gjithë kjo i bën njerëzit të ikin.
Mënyra se si zgjidhet dhe punësohet personeli në sistemin e kujdesit shëndetësor ka të meta dhe disavantazhe që vështirë të gjenden në vende të tjera. Këtu edhe pastruesit janë punësuar me direktiva partiake, e lëre më mjekë”, tha Dika.
Comments are closed for this post.