Ndeshje shumë interesante dhe me shumë intensitet janë zhvilluar deri më tani në Kupën e Kombeve të Afrikës e cila po shkon drejt kompletimit të 1/8-tës së finales së kësaj gare.
Ajo që ka karakterizuar ndeshje e zhvilluara deri më tani dhe që janë të vlefshme për të kaluar në grupin prej tetë skuadrave finaliste të këtij kompeticioni është numri i madh i kartonëve të kuq.
Në gjashtë ndeshje e zhvilluara deri më tani (dy të fundit zhvillohen nesër) janë dhënë shtatë karton të kuq. Dy prej tyre janë dhënë në ndeshje e së martës ndërmjet Senegalit dhe Cape Verdes dhe që të dy për këtë të fundit.
Nga kjo sfidë fitues doli Senegali me rezultat 2-0, ndërkohë që së bashku me Senegalin në 1/8-tën e finales së Kupës së Afrikës kanë kaluar edhe Maroku, Kameruni, Gabmia, Tunisia dhe Burkina Faso.
Dy skuadra e fundit që do ta kompletojnë këtë fazë do të mësohen nga dy ndeshjet e nesërme ku do të ballafaqohen Bregu i Flidishtë me Egjiptin (nga ora 17:00) dhe Mali me Ekuatorin (nga ora 20:00).
Comments are closed for this post.