Ministria e Shëndetësisë informon se deri më 14 dhjetor, gjithsej në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 838.987, prej të cilëve 810.990 me dy doza, ndërsa tre doza kanë marrë 86.266 qytetarë.
Në Maqedoni gjithsej janë aplikuar 1.736.243 doza të vaksinave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mbulimi me vaksinim me dy doza të popullatës së rritur është 48%, dhe 57% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë të rivaksinuar. 22% e qytetarëve të vaksinuar mbi 60 vjeç kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës. Mbulimi me një dozë të vetme vaksine në popullatën e rritur është 50%”.
“Vaksinimi është i pandërprerë në të gjitha pikat e vendit dhe vaksinimi në terren është duke u zhvilluar. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe përfundimin fatal të sëmundjes”, thonë nga MSH.
Comments are closed for this post.