Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8-ave të finaleve të Champions League.

Fillimisht ky short u hodh në orën 12:00, por pas një gabimi teknik UEFA vendosi të përsëritet.

LEXO EDHE:E bujshme, për herë të parë në histori përsëritet shorti i Champions League

Në shortin e rihedhur në orën 15:00, u përcaktuan këto çifte.

Salzburg-Bayern Munchen

Sporting-Manchester City

Benfica-Ajax

Chelsea-Lille

Atletico Madrid-Manchester United

Villarreal-Juventus

Inter-Liverpool

PSG-Real Madrid

Ndeshjet e para të 1/8-ës së finales do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars 2022.