Varianti i ri i COVID, Omicron, është përhapur në 50 vende, 19 prej tyre shtete të SHBA-së. Kështu tha të martën drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky.

“Ndërsa ne jemi ende duke punuar për të kuptuar ashpërsinë e omicron, si dhe se si ai reagon ndaj terapive dhe vaksinave, ne parashikojmë që të gjitha masat, pjesërisht, të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje kundër Omicron”, tha Walensky gjatë një deklarate për shtyp.

Imunologu më i njohur amerikan, Anthony Fauci, tha se ekspertët e shëndetit do të kenë disa të dhëna për Omicron nga mesi i javës së ardhshme.

“Ne do të jemi në gjendje të përcaktojmë nëse antitrupat e induktuar nga të gjitha vaksinat humbasin apo jo aftësinë e tyre të efektivitetit me Omicron“, tha Fauci. /abcnews.al