Ai është i izoluar dhe larg saj për një muaj tanimë, por Donald Veshaj nuk harron asnjë detaj nga marrëdhënia që ka (pasur) me moderatoren Bora Zemani. Gjatë spektaklit mbrëmjen e djeshme, aktori zbuloi se data 5 nëntor është e veçantë për ta.
“Si sot para tre vitesh njoha Borën”, tha ai dhe kishte vendosur ta suprizonte me mënyrën më të pazakontë. Brenda një kutie me ëmbëlsira kishte vendosur varësen e tij që e hodhi përtej murit të shtëpisë, duke shpresuar se ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambientet e televizioni, ku edhe ajo punon.
Mirëpo, a mbërriti tek Bora? Mesa duket po, dhe këtë e ka treguar vetë moderatorja. Ajo ka postuar një foto në Instagramin e saj, në ambientet e “Top Channel”, ku shihet me kutinë e ëmbëlsirave që nisi Donaldi për të, dhe sigurisht edhe varësen e aktorit.
View this post on Instagram
Comments are closed for this post.