Të dielën, më 17 tetor qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur për kryetarin i cili do të udhëheq për katër vitet komunën ku ata jetojnë. Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00. Në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 1.885.448 apo 42.50 për qind e qytetarëve e shfrytëzuan të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së në kryeqytet më së shumti vota mori kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arben Vitia. Ai ka arritur të fitojë besimin për votë të 35 mijë e 243 qytetarëve apo 42,26 për qind.
Pas Vitisë, renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama. Ai mori 24 mijë e 474 vota, apo 29,34 për qind. I treti doli kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili. Ai ka arritur të sigurojë 18 mijë e 23 vota (21,61%).
Në garë për të parin e kryeqytetit ishte edhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj i cili siguroi votën e 3.850 qytetarëve(4,62%).
Comments are closed for this post.