Në Ferizaj janë numëruar mbi 75 % të votave ku deri tash po prin bindshëm Agim Aliu i PDK-së me 62,86 % ose 23.046 vota.
Valon Ramadani i Vetëvendosjes është në vend të dytë, me votat e numëruara deri tash, me 25,31 % ose 9279 vota i cili pasohet nga Sibel Halimi i LDK-së me 9,45 % ose 3466 vota.
Në këtë situatë, Ferizaj nuk shkon në balotazh dhe mbetet nën udhëheqjen e PDK-së edhe për një mandat.
Comments are closed for this post.