Lyoni importon tre pikë nga stadiumi “Ibrox” në Glasgou. Tre pikë. domethënëse në kuadër të Grupit A të Europa League.
Lyoni e mposhti me rezultat 2:0 Rangers. Vendasit dëshpëruan me rezultat, ndërsa skuadra franceze ia doli me sukses në sfidën e parë të fazës së grupeve.
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, u paraqit nga minuta e 71-të, duke treguar angazhim.
Golat i shënuan Ekambi (23′) e Slimani (55′).
Lyoni kryeson grupin me 3 pikë, pasojnë Sparta Praga 1, Brondby 1 dhe Rangers me 0 pikë.
Comments are closed for this post.