Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje ka mbajtur seancë në të cilën ka marrë disa vendime.
Nga Qeveria e vendit njoftojnë se mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator.
“Në këtë seancë, Qeveria vendosi që mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të vazhdojë të zhvillohet online deri më 20 shtator në vend të 14 shtatorit siç ishte planifikuar në vendimin e mëparshëm”, theksojnë nga Qeveria.
Ky vendim është sjellë për shkak të gjendjes epidemiologjike në këto qytete.
Comments are closed for this post.