Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje ka mbajtur seancë në të cilën ka marrë disa vendime.

Nga Qeveria e vendit njoftojnë se mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator.

“Në këtë seancë, Qeveria vendosi që mësimi në shkollat ​​e mesme në Tetovë dhe Gostivar të vazhdojë të zhvillohet online deri më 20 shtator në vend të 14 shtatorit siç ishte planifikuar në vendimin e mëparshëm”, theksojnë nga Qeveria.

Ky vendim është sjellë për shkak të gjendjes epidemiologjike në këto qytete.