Degët e PDSH-së Çair dhe Shuto Orizare miratuan listat e kandidatëve për këshillat komunal
Degët e PDSH-së Çair dhe Shuto Orizare mbajtën kuvendet e degëve ku u miratuan listat e kandidatëve për këshillat komunale që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.
Bartës liste në Çair do të jetë Almir Miftari kurse në Shuto Orizare Fadil Leskovica. Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Çairit z.Misin Gradinaj para kuvendarëve të degës elaboroi platformën me të cilën do të garojë në këto zgjedhje. Kjo platformë parasheh realizim të projekteve në të gjithë lagjet e komunës së Çairit.
Comments are closed for this post.