Banka Popullore në projeksionin e fundit rishikoi normën e inflacionit nga 2.2 përqind në 2.5 përqind për këtë vit.
Rritja e lehtë sipas BPRM-së është për shkak të ndryshimeve në çmimet e konsumit. Të dhënat për tremujorin e dytë të vitit japin shenja se ekonomia po fillon të rimëkëmbet.
Parametrat bazë makroekonomikë tani për tani janë brenda parashikimeve, por prapëseprapë pasiguria dhe rreziqet që mund të lindin për shkak të covid 19 janë ende të pranishme.
Në periudhën e ardhshme, tendencat dhe rreziqet e mundshme do të monitorohen nga afër në mënyrë që të reagojnë në kohën e duhur, njoftojnë nga Banka Popullore.
Comments are closed for this post.