Edhe kjo ndodhi në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët u angazhuan që të lëvizin një veturë të parkuar keq, që të mund të kalojë vetura e Ndihmës së shpejtë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në parkun e qytetit që është disa kilometra larg qendrës së Shkupit.

Video është bërë virale në rrjetet sociale dhe me këtë autori i videos kërkon që mos përsëritet kjo ngjarje pasi qytetarët kanë halle dhe Ndihma e shpejtë nuk duhet të presë.

Vetura ishte parkuar në vendin e shënuar me “X”, që është vendkalim ndërtese apo rrugë dytësore.

Sipas dëshmitarëve, pronari i veturës ka mbërritur në vendin e ngjarjes pasi ka shkuar Ndihma e shpejtë por ka ikur nga aty, shkaku i kritikave të qytetarëve për gjestin e tij.