Në fund të vitit, do të ndalojë trendi i rritjes së çmimeve. Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska Bezhoska thotë se deri tani inflacioni mbetet në korniza mesatare, por Banka Qendrore tashmë ka bërë revizion me trend rritjeje të normës së inflacionit nga 1.5 në 2.2 përqind. Inflacioni pritet të stabilizohet vitin e ardhshëm dhe të jetë më i ulët.
Në këtë rast, bëhet fjalë për faktorë global, ne jemi ekonomi e vogël dhe e hapur. Çmimet e produkteve primare në bursat botërore po rriten, para së gjithash të energjisë. Jemi dëshmitarë të rritjes më të lartë të çmimeve të energjisë – tha Anita Angelovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Popullore.
Një nga qëllimet kryesore të Bankës Popullore është stabiliteti i çmimeve, siguron guvernatorja. Dhe nëse dhe sa mund të pritet që taksa e paralajmëruar ekologjike nga Qeveria të bëjë çekuilibër të çmimeve, Bezhovska nuk u përgjigj konkretisht.
Në inflacion ndikojnë numër i madh faktorësh. Ekzistojnë faktorë nga ana e ofertës, këtu para së gjithash janë çmimet e importuara, mbi të cilat ne si ekonomi nuk kemi asnjë ndikim dhe është shumë e rëndësishme çfarë do të ndodhë me kërkesën – u shpreh Anita Angelovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Popullore.
Reagimet e para të qytetarëve erdhën disa muaj më parë pas rritjes dramatike të çmimit të vajit për gatimit, më pas vijoi valë e rritjes së çmimeve të produkteve tjera dhe shërbimeve. Paralajmërim se çmimi i energjisë do të rritet pas uljes së numrit të të infektuarve në nivel global kohë më parë erdhi nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Comments are closed for this post.