“Manipulimet me të dhënat në regjistrim janë të pamundura sepse gjatë regjistrimit elektronik lihet gjurmë nga çdo operacion i ndërmarrë”, tha në emisionin “200” në Alsat, drejtori i Entit të Statistikave, Apostol Simovski.

Siç tha ai, i gjithë sistemi është nën kontrollin e disa bazave të të dhënave administrative.

“Edhe ai që përpiqet të manipulojë gjatë dhënies së të dhënave, me këtë metodë të regjistrimit, duke i përdorur bazat e të dhënave, ato manipulime zbulohen dhe korrigjohen bazuar në atë që është dokumentuar në ato baza të të dhënave. Këto janë baza administrative që janë dokumentuar”, tha Simovski.