Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare.

Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës do të ketë kushte për reshje të shiut në disa vende. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 9 deri 21 gradë celcius.

Në ditët e ardhshme, temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero, kurse ato ditore do të jenë në rritje. Të shtunën pritet të ketë reshje të shiut.