Personazhi i njohur për publikun nga Kosova, Vali Corleone është vënë në pranga nga policia.
Mësohet se ai është marrë në pyetje me vendim të prokurorisë dhe është mbajtur në qeli për 48 orë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu. Ai ka treguar edhe se çfarë u gjet në shtëpinë e tij.
“Arrestimi i tij ka ndodhur dje më datën 14, është bastisur shtëpia e tij. Është gjetur një armë automatike, 118 fishekë dhe substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë prej 2.9 gram”, tha Kadriu.
Comments are closed for this post.