Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Skuadra e tij nuk arriti të bënte diçka sonte në “Anfield Road”, duke u eliminuar pas humbjes nga ndeshja e parë me rezultat 1 me 3.

Klopp tha se ishte dëshira e madhe për kualifikim, megjithatë tashmë pas eliminimit klubi do të fokusohet në Premier League.

“Ne kemi vuajtur si rrjedhojë e gabimeve tona para portës. Ne e dimë se sa shpesh Mo Salah i ka përfunduar këto shanse me sy të mbyllur. Në këtë moment, ai nuk e bëri. E njëjta gjë me Bobby. Liga e Kampionëve është shumë e rëndësishme për këtë klub për arsye të ndryshme. Tani mund të përqendrohemi në Premier League. Ne  donim që të fitojmë. Një gol i hershëm do të kishte qenë i mirë, të gjithë e dinë këtë, megjithatë nuk e arritëm. Urime Real Madridit” tha Klopp.