Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në pjesën verilindore dhe lindore pritet të ketë më shumë shi.
Gjithashtu do të fryjë erë e përfocuar nga drejtimi verior, që do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 5 deri 12 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira, ndërsa meteorologët parashikojnë reshje të borës në vendet më të larta malore.
Comments are closed for this post.