Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka vëzhguar punimet në qendrën tregtare “Skopje East Gate”, e cila është në ndërtim e sipër.
Bekteshi ka theksuar se bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm në vendin tonë që kap vlerën prej mbi 350 milionë euro dhe paraqet shoping molin më të madh në rajon.
Kompleksi “Skopje East Gate” zhvillon sipërfaqe bruto prej 500 mijë metrave katrorë, ndërsa krahas qendrës tregtare e cila do të shtrihet në sipërfaqe prej 160 mijë metrave katrorë, janë përfshirë edhe 10 ndërtesa banesore dhe pesë të tjera afariste.
Gjithashtu, ministri Bekteshi ka bërë të ditur se kjo do të thotë hapje të një numri të madh të vendeve të punës dhe krijim të ambientit pozitiv për investime të reja në vend.
Comments are closed for this post.