Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në “Programi 200”, u shpreh se përplasjet brenda BDI-së kanë ardhur si rezultat i shkeljes së parimit të meritokracisë, pasi sipas tij njerëzit që kanë grumbulluar votat në zgjedhjet e fundit, kanë mbetur jashtë ekzekutivit.
“Është një zë kritik që vjen nga struktura e BDI-së. Për përzgjedhjet e ekzekutivit, është një zë për ta rikthyer debatin brenda organeve partiake. Sepse vitin e kaluar u mbajt kongresi i BDI-së deh Kongresi vetvetiu nënkupton që duhet të prodhojmë vizion të ri, program të ri, kryesi të re, organe të reja. Ndoshta këtë e ka pengua korona, por nuk mund të mbahemi në këtë arsyetim, dhe të mos kemi organe të reja”.
“Pra për ta rikthye debatin brenda organeve, pra para se të del jashtë BDI-së dhe aty ti japim vlerësimet tona, qoftë për ekzekutivin, qoftë për politikat dhe të tjera. Kjo është çështja e aspektit organizativ, e dyta parimi i meritokracisë, në politikë vlen aq sa ke vota. Në këto zgjedhje ne dalim në një farë mënyrë që nuk e realizuam atë që premtuam para elektoratit. Me tjerë njerëz u mblodhën votat, me tjerë njerëz bëhet qeverisja. Unë nuk them që, ka raste kur duhet të balancohet por patjetër që të ketë legjitimitet në këtë drejtim”, tha Mexhti.
Comments are closed for this post.