Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se më mirë të ketë masa kufizuese se sa të ngarkohet sistemi shëndetësor.

Spasovski për reagimet negative të njerëzve thotë se njerëzit do të reagojnë edhe nëse nuk vendosen masa kufizuese, ndërsa sipas tij, masat kufizuese vijnë si rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje nga coronavirusi.

“Do të bisedojmë në Qeveri për vendimin dhe do të shohim se si do të jetë vendimi përfundimtar dhe në cilën mënyrë do të realizohet. Më mirë masa kufizuese më një kohë të shkurtër se sa ngarkim të sistemit shëndetësor”, tha Spasvoski.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maska dhe të mos grupohen.