Gjykata Penale e Shkupit ka shpallur aktgjykimin për rastin “Shënjestra-Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimet masive në Maqedoni.
Ish-kreu i DSK-së Sasho Mijallkov është dënuar me 12 vjet burg, Goran Grujevski me 15 vjet, Nikolla Boshkovski me 15 vjet, Toni Jakimovski me 6 vjet, Gordana Jankulloska me 4 vjet, Nadica Nikoliç me 3 vjet, Vlladimir Varelov është dënuar me 2 vjet burg me kusht.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjim në DSK, në periudhën prej 2008 deri në 2015 në mënyrë të paligjshme janë përgjuar 4.286 numra të telefonit, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor. Përgjimi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte ka përfshirë afër 20 mijë qytetarë.
Gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”, ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017. Procesin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, derisa përfaqësues të Prokurorisë janë Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov.
Comments are closed for this post.