Në rrjetet sociale shumë anëtar dhe aktivistë të LSDM-së janë kundër dorëheqjes së ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski.
Një valë qëndrimesh dhe porosish janë përcjell përmes rrjeteve sociale, duke i dhënë mbështetje ministrit Spasovski, që njëherit është edhe figura e dytë në LSDM pas Zoran Zaevit, përcjell INA.
“Duart larg nga Oliver Spasovski dhe ndershmërinë e tij. Menjëherë paraburgim urgjent për gjyqtarin, prokurorin dhe daktilografistin, dhe në të njëjtën kohë i rekomandoj Pavle Trajanov të mos shqetësohet shumë sepse ne i kujtojmë shumë mirë shërbimet e tij.
Partnerët e koalicionit të cilët vijnë me disa deklarata për përgjegjësi, duhet ti rishikojnë ato sepse e dijnë pse u dëbuan nga Bihaçka (selia e LSDM). Larg duart nga Oliver Spasovski sepse jeni shumë i vogël për të”, ka shkruar Xhavit Iseni, një nga veteranët e LSDM.
Përpos tij, përkrahje për Spasovskin ka edhe nga përfaqësues dhe anëtarë të kësaj partie nga disa komuna.
Comments are closed for this post.