Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup duke vepruar sipas kërkesës së mbrojtjes së Lube Boshkoskit i dënuar më parë në lëndën në opinion të njohur si “Fushata”, e pranoi kërkesën për rigjykim të lëndës.
“Paraprakisht, për kërkesën për rigjykim, ndërsa në pajtim edhe me aktgjykimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të marrë mendim pozitiv nga prokurori publik kompetent pas çfarë është pranuar kërkesa, për të cilën palët nuk kanë bërë ankesë para Gjykatës së Apelit dhe e njëjta tashmë është përfundimtare”, theksohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale.
Nga Gjykata theksojnë se mbi bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor është formuar lëndë e re penale K.nr. 416/21, dhe kur do të shqyrtohet debati kryesor për gjykim, palët dhe opinioni do të njoftohet në kohë.
Comments are closed for this post.