Ish-ministri i Arsimit, Arbër Ademi në kuadër të “Programi 200”, u shpreh se në kohën kur ai ka drejtuar Ministrinë e Arsimit ka kërkuar nga mësimdhënësit që të paraqesin vërejtjet eventuale që kanë detektuar në librat shkollorë.

Megjithatë sipas tij për librin konkret, nuk ka pasur asnjë vërejtje por u shpreh i prerë se zgjidhja më e mirë do të ishte tërheqja e plotë e librit.

“Kur jemi te komuniteti i mësimdhënësve, sepse thamë gjithkush duhet ta ndiej veten fajtor, pajtohem plotësisht, e dini pse pajtohem, unë edhe dokumentet mund t’i ndaj me ju, se nga viti 2018, 2019 nga gjithë komuniteti i mësimdhënësve si në arsimin fillor dhe atyre të mesme kemi kërkuar që ti dorëzojnë në ministri vërejtjet eventuale për tekstet shkollore, a t’ju tregoj drejtë diçka, për këtë tekst nuk ka asnjë vërejtje”, deklaroi Arbër Ademi.