Gjatë 24 orëve të fundit (10/11.01.2021) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 302 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.