Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në emisionin e sotshëm në televizionin “Kanal 5″ mes tjerash iu referua edhe bllokadës të BE-së mbi Ballkanin Perëndimor nga Republika e Çekisë dhe Sllovakisë. Pendarovski thotë se mbi të gjitha, ata i mbrojnë interest e tyre.

“Disa ditë më parë në Parlamentin bullgar u votua që Kirili dhe Metodi të shpallen misionarë Bullgarë, ndërsa në kushtetutën sllovake në preambulë ku tregohet se si u krijua shteti përmenden Kirili dhe Metodi. Dhe tani ata thonë me qëndrimin e BE-së si një tërësi, ju nuk mund të se si është bërë shteti ynë. Unë bisedova me ambasadorët dhe i falënderova. Por, duhet të kemi parasysh se mbi të gjitha, ata mbrojnë interesat e tyre”, tha Pendarovski.

Lidhur me pozicionimin e Rusisë në lidhjet me këtë çështje, presidenti Pendarovski tha se Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj vendit dhe ka një pozicion të qartë për identitetin maqedonas.

“Rusia nuk është anëtare e BE-së dhe nuk mund të hyjë në një debat. Por Rusia gjithmonë thekson gjuhën maqedonase, popullin maqedonas”, u shpreh Pendarovski.