William Shakespeare është pacienti i dytë në botë që ka marrë vaksinën e koronavirusit. Nuk bëhet fjalër për shkrimtarin e famshëm, por për një 81-vjeçar nga Warwickshire i Britanisë.
Përveçse është i dyti që ka marrë vaksinën e virusit që prej muajsh po merr jetë, në media ka tërhequr vëmendjen emri i tij.
Mëngjesin e sotëm u vaksinua edhe britanikja Maggie Keenan, 90-vjeçe ishte pacientja e parë që u vaksinua.
William dhe Maggie janë mes qindrave grupeve të rriskuar dhe stafit që ndodhet në vijën e parë që do të marrin vaksinën. Ndërkohë Britania është vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin, ndërsa aprovoi vaksinën Pfizer/Biontech pak ditë më parë.
Comments are closed for this post.