Shtabi kryesor për menaxhim me kriza sot në ora 16:00 do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet Draft-plani aksional për luftën kundër pandemisë që e përgatit Qendra për Menaxhim me Kriza.
Shtabi kryesor për menaxhim me kriza mbrëmë në Qendrën për Menaxhim me Kriza mbajti mbledhje dhe pas diskutimeve bëri të ditur se është vërtetuar korniza e aktiviteteve institucionale në kontekst të miratimit të planit aksional.
Me Shtabin kryesor udhëhoqi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, ndërsa në mbledhje morën pjesë përfaqësues të subjekteve që janë pjesë e Sistemit për Menaxhim me Kriza, të emëruar sipas Ligjit për menaxhim me kriza, MPB, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Mbrojtjes, MPJ, udhëheqësi i Grupit të vlerësimit si dhe udhëheqësi i Ndihmës së Shpejtë në Shkup, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe përfaqësues të armatës, Agjencisë për Zbulim, Drejtorisë për Informacione të Klasifikuara dhe Kryqi i Kuq.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, vendimi i marrë për gjendje kriza në gjithë shtetin ka të bëjë për mbrojtjen e shëndetit publik në kushte të pandemisë
Comments are closed for this post.