Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot se tërheqja e faljes së Gjorge Ivanovit është ligjore dhe kushtetuese. Me 5 vota për dhe tre kundër, gjykatësit kushtetues kanë sjell vendim se falja të cilën Ivanov e miratoi dhe e tërhoqi është kushtetuese.
Gjykatësi raportues për këtë rast nënvizoi se nuk mundet që qytetarëve t’ju shkurtohet e drejta që të kërkojnë tërheqjen e faljes derisa vlerësojnë se pafajësinë e tyre mund ta dëshmojnë në gjykatë.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nënkupton që më nuk ekziston pengesë juridike që të akuzuarve të ish PSP-së t’ju gjykohet, sepse një pjesë e madhe e tyre janë thirrur pikërisht në faktin që falja nuk mund të tërhiqet dhe nuk mund të anulohet.
Përndryshe në vitin 2016 Gjorge Ivanov amnistoi 56 persona të cilët ishin pjesë e hetimeve të PSP-së. Megjithatë pas reagimeve të forta të opinionit dhe faktorit ndërkombëtarë faljen e tërhoqi, por edhe përkundër kësaj edhe sot e kësaj dite të akuzuarit në gjykatë theksonin se falja e tërhequr nuk ka bazë ligjore, fakt të cilin sot e rrëzoi gjykata kushtetuese me vendim se falja e anuluar është ligjore dhe kushtetuese.
Comments are closed for this post.