Jennifer Lopez është padyshim njëra nga femrat më të komentuara dhe më seksi e showbizzit dhe pikërisht për këtë këngëtarja ka detyruar Alexin, të fejuarin e saj të nënshkruaj një marrëveshje në rast se ndodh ndonjë tradhti.
Një gjë e tillë është shkruar në marrëveshjen e tyre paramartesore, ku sipas shkrimeve në “Woman’s Day”, një gjë e tillë nuk po i pëlqen aspak Alexit.
Në 2020’tën ishte paraparë që të këtë dasmë, mirëpo për shkak të COVID-19 të gjitha planet janë shtyrë.
Sipas tabloideve, një arsye tjetër pse dasma u shty është marrëveshja e gjerë paramartesore.
“Marrëveshja paramartesore goditi rëndë Alex. Të dy janë të distancuar, dhe kur janë bashkë ata vazhdimisht grinden. Jennifer është e gatshme të ndahet nëse nuk pranon të nënshkruajë”, zbulon një burim i afërt me çiftin e famshëm, shkruan Metro.
“Problemi është se të dy janë mësuar të jenë me njerëz më pak të njohur dhe të pasur dhe thjesht presin që pala tjetër të përmbushë të gjitha kërkesat e tyre,” shtoi burimi.
“Jennifer po e detyron Aleksin të nënshkruajë një klauzolë për tradhëti. Në atë rast, nëse ai e tradhton atë, ai do të duhet t’i paguajë këngëtares si dëmshpërblim 250 milion dollarë. Avokatët e tij këmbëngulin se ai duhet të luftojë që të mos nënshkruaj.”, ka thënë përveq tjerash burimi për revistën e lartpërmendur
Comments are closed for this post.