Është regjistruar edhe një tërmet në Maqedoninë e Veriut, por kësaj radhe me intensitet më të ulët.
Siç raporton Qendra evropiane-mediteriane seizmologjike, tërmeti është regjistruar në orën 8:49, me intensitet 2.8 shkallë.
Epiqendra ka qenë 20 kilometra në veri-lindje të Dibrës, me thellësi prej 9 kilometrave.
Ndryshe, tërmeti i parë i cili u regjistrua në orët e para të mëngjesit ishte me intensitet 5.4 shkallë, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale.
Comments are closed for this post.