Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është përballur me tensione dhe kritika drejt saj, gjatë fjalimit që mbajti sot në Bundestag.
Kjo lidhur me masat e reja antikovid, për të cilat Merkel tha se kontaktet duhet të ulen deri në 75%, njofton Klan Kosova.
Merkel u shpreh se pandemia e ka vendosur Gjermaninë para një testi të rëndë, për të cilin duhet menaxhim i duhur për ta kaluar.
”Pandemia është një provë mjekësore, ekonomike, sociale, politike, psikologjike”.
”Ne do të jemi në gjendje ta përmbushim atë vetëm me solidaritet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në bashkëpunim transparent dhe të hapur me njëri-tjetrin”.
”Jemi në një situatë të rëndë. Masat janë të përshtatshme, të domosdoshme dhe proporcionale”, është shprehur ajo tutje.
Ajo tha se secili duhet t’iu përmbahet rekomandimeve por tashmë masat e higjienës nuk kryejnë më dot efekt.
”Pavarësisht nga shumë masa higjienike shembullore, për shembull në gastronomi, kufizimet e reja janë të nevojshme”.
“Në procesin aktual eksponencial të infeksionit, masat e higjienës nuk mund të zhvillojnë më fuqinë e tyre”, ka deklaruar ajo.
Gjatë fjalimit të saj Kancelarja Angela Merkel u ndërpre në mënyrë të përsëritur me zë të lartë.
Presidenti i Bundestagut Wolfgang Schäuble u desh të ndërhynte dhe të paralajmëronte për kujdes, grupin parlamentar AfD .
Comments are closed for this post.