Dy nga ekonomitë më të mëdha të Evropës kanë vendosur në karantinë të vendet, derisa kontitenti përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve.

Nga e premtja, njerëzit në Francë do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për punë ose për arsye mjekësore, transmeton Klan Kosova.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi rrezikohet të përfshihet nga një valë e dytë e rasteve me COVID-19 duke shtuar se do të jetë më e vështirë se ajo e para.

Edhe Gjermania ka menduar të vendos vendin në një karantinë ose bllokim kombëtar.

Masat që hyjnë në fuqi të hënën atje janë më pak të rënda se në Francë, por ato përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave dhe teatrove, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Numri i rasteve me COVID-19 është rritur ndjeshëm në gjithë Evropën, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe e cila të mërkurën pati 310 vdekje dhe 24,701 raste të reja, shkruan BBC.