konfirmuan 141 raste të reja me Covid-19 nga 1,559 teste në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit. Një pacient nga Shkupi vdiq në moshën 79 vjeç. Poashtu janë regjistruar 94 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i diagnostifikuarve me coronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë është 17,483, numri i pacientëve të shëruarve është 14,516, numri i vdekjeve është 722, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2,245.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive me coronavirus në Shkup është 650, në Kumanovë 183, në Tetovë 166, në Strumicë 147, në Koçan 139, në Prilep 123, në Gostivar 108.
Deri më tani gjithsej 184,097 teste për Covid-19 janë kryer në vend.
Comments are closed for this post.