Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë bërë 1.721 testime dhe janë regjistruar 163 raste të reja.
Prej rasteve të reja 33 janë në Shkup, 17 në Kumanovë, Dibër 3, Shtip 5, Prilep 7, Tetovë 13, Strugë 3, Veles 6, Manastir 4, Ohër 2, Kavadar 5, Gostivar 8, Gjevgjeli 3, Strumicë 18, Kriva Pallankë 2, Radovish 2, Koçani 11, Probishtip dhe Demir Hisar nga 1, Makedonski Brod, Vallandvovë dhe Vinicë 2, Dellçevë 7, Sveti Nikole 1, Kërçovë 3 dhe Resnjë 2,
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë shëruar edhe 132 pacientë dhe kanë humbur jetën shtatë pacientë. Prej pacientëve që humbën jetë dy janë nga Struga dhe nga një nga Koçani, Strumica, Shkupi, Manastir dhe Gostivari.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 16.088, numri i të shëruarve është 13.550 dhe numri i të vdekurve 668. Momentalisht në Maqedoni ka 1.870 raste aktive.
Comments are closed for this post.