Nëna e 14 vjeçares të abuzuar në Pogradec ka dëshmuar lidhur me ngjarjen e rëndë, duke thënë se vajza e saj është abuzuar prej dy vitesh nga 46 vjeçari.
Ajo shprehet se vajza e saj është tip i mbyllur dhe nuk shpreheshe, derisa vendosi të tregonte. Ajo shton se familjen Bizigjoni e konsideronin të sigurt, dhe se vetë abuzuesi i kishtë dalë në krah për rritjen e vajzës.
Dëshmia e plotë e gruas:
Ne e kishim të besuar, që po rrinte vajza me vajzën e tij,me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar.
Vinte vajza ime, e mërzitur, çfarë ke bir i mamit? Nuk shpreheshe…
Pastaj tha, mami kështu kështu. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara.
Ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e keni burrin, se do ta marr në punë, i thash e kam këtu.
Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha, vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha mami lojta nga mendë, i thashë ç’fat ke me mami?
Vajza shpreheshe, por mori policinë.
U tha: jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni.
Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë.
Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje, ajo familje është shumë e shkatërruar, ju lutem shumë, nuk kam besim më. Unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni.
Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk flet kollaj vajza ime”.
Skandali i abuzimit seksual u zbulua një ditë më parë në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku shtetasi Blerim Bizgjoni ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur për rreth dy vite.
Comments are closed for this post.