Ka filluar ndërtimi në terren i lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit.
Përpost kohës që duhet për planifikime, projekte e studime, projekti i Rindërtimit në këtë zonë është vonuar disi edhe për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Sot në Laç ka qenë prezent edhe minstri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili ka inspektuar edhe fillimin e punimeve të projektit të financuar nga Republika e Turqisë, për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë.
Ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit. Së shpejti hapen kantieret edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet e reja në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit.
“Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani prestigjoze nga Dubai”, shkruan kryeministri Rama në facebook.
Kavaja e Fushë – Kruja kanë nisur në terren me infrastrukturën ku do të ngrihen pallatet e reja.
Comments are closed for this post.