Ish-ministri serb nga Lista Srpska, Aleksandër Jabllanoviç ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi në bregdetin e Shqipërisë.

Siç shihet edhe në foto ish-ministri serb ka zgjedhur jugun si vendpushimi.

Ai shfaqet me rroba banjo, duke marrë rreze dielli. Në fakt nuk janë të paktë të huajt që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi.

Edhe pse si pasojë e pandemisë, këtë vit janë të paktë turistët e huaj bregdeti ka qenë plot me vendas apo nga vendet fqinje.